Njerëz të cilët jetojnë në mal, por që udhëtojnë rreth botës për t’i përhapur muzikën e stilin e tyre jetësor. I tillë është grupi “Yemadas”.
E gjithë filozofia e këngëve ka të bëjë me mjedisin, me kujdesin ndaj natyrës. Në një kohë kur çdo gjë po kthehet nga teknologjia, anëtarët e këtij grupi kthehen nga toka dhe burimet e saj. Anitcha, Arancha, Duarte, Júnior, Khaled, Sina dhe Tiago janë anëtaret e këtij grupi të cilët vijnë nga Portugalia, Egjipti dhe Irani.
“Yemadas” do të thotë “grup njerëzish nomadë me frymë pozitive dhe dëshirë për të ndarë gëzim”. Tiago Rouxinol dhe Ana Costa janë themeluesit e grupit “Yemadas”, emri i të cilit është i njëjtë me komunitetin ku jetojnë, shkruan sot Koha Ditore.
Ata së bashku kanë kaluar dhjetë vjet duke shëtitur nëpër botë veçanërisht në Amerikën Latine, Afrikë, Azi. Gjatë vizitës së tyre në Indi, ata jetuan në fshatin Auroville. Pikërisht aty mësuan se si është të jetosh në një fshat ekologjik dhe sesi të krijonin vetë një të tillë.
Mirëpo, përveç të mësuarit se si të jetojnë në një sistem miqësor me natyrën ata krijuan një lidhje të fuqishme me njerëzit përmes muzikës. Prej pyllit në skenë Gjithçka filloi në vitin 2010, Tiago dhe Ana ishin duke luajtur muzikë rreth një zjarri së bashku me disa miq të tyre.
Këngët e tyre ishin më shumë rituale dhe lidheshin me natyrën. Çdo herë kur ata luanin, njerëzit që u bashkoheshin sa vinte e shtoheshin...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)