Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Gratë që fotografuan luftërat evropiane

Vdekja e gazetares gjermane Anja Niedringhaus, e vrarë nga një polic afgan në vitin 2014, ishte një kujtesë tragjike se si fotografia e luftës mbetet një fushë e burrave. Në të njëjtën kohë, gratë luftëtare e reportere të luftës më nuk janë fenomen i ditëve të sotme.

Duke zbuluar përshtypjet nga fushëbeteja e fronti shtëpiak, “Das Verborgene Museum” në Berlin ka nxjerrë në pah rreth 70 fotografi, grafika, revista dhe dokumente të grave që ishin fotoreportere gjatë dy Luftërave Botërore dhe Luftës Civile në Spanjë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekspozita përfshin fotografi të ushtarëve të lënduar në spitalet ushtarake, imazhe nga fronti, momente paqësore larg veprimit, si dhe trupat e vdekur në fushëbetejë. Një tjetër vepër e tregon Roterdamin e bombarduar rëndë në vitin 1940.

Fotot e shkrepura nga korrespondentet Natalja Bode dhe Olga Lander, të cilat ishin punësuar nga Ushtria e Kuqe për të mbuluar Betejën e Stalingradit, po shfaqen për herë të parë jashtë ish-Bashkimit Sovjetik.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.