Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Graduation” për frikën në një shtet postkomunist

Shtatlarti me zë të butë, Cristian Mungiu, është lider i pashpresë i revolucionit kinematografik.

Por që kur pas filmit të tij të dytë, dramës “4 Months, 3 Weeks and 2 Days”, me të cilin fitoi çmimin kryesor në Festivalin e Cannes në vitin 2007, është bërë regjisori më i njohur dhe de facto lideri i një grupi të filmbërësve, të cilët kanë dalë në pah pas kohës së komunizmit në Evropën Lindore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më konkretisht, valës së re që dolën nga Rumania, shteti që përjetoi transicionin më të vështirë nga dominimi sovjetik në fund të viteve ’80.

Tani, gati 30 vjet pas revolucionit që solli vdekjen e 1 mijë e 100 njerëzve, Mungiu ka një film të ri në kinema, vetëm i treti pas atij që i solli sukses para një dekade.

I titulluar “Graduation”, është përrallë e ngatërruar, e mbushur me zhgënjim dhe kompromisin e lënë pas dore: një kirurg në qytetin e dytë më të madh të Rumanisë, Cluj, me çdo kusht mëton ta dërgojë vajzën e tij në universitet në Britani, por vetëm pasi ajo hyn në provimet vendimtare sulmohet seksualisht, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Me frikën se trauma do të ndikojë që ajo të mos i përfundojë studimet, ai mundohet të bëjë gjithçka që të arrijë rezultatin e duhur.

“Graduation” është portretizim i një shoqërie ende të hutuar nga transicioni nëpër të cilin kalon prej autoritarizmit në kapitalizëm. Por ka shenja të një komenti mbi vështirësitë e përshtatjes të një shoqërie pa komunizëm.

“Kur bën film nga një shtet komunist, njerëzit gjithmonë e lidhin atë me komunizmin, sepse nuk dinë asgjë tjetër për këto shtete” thotë ai, dhe thellohet në çështje që nuk i përkisnin Paktit të Varshavës.

“Njerëzit e gjejnë veten në të më shumë sesa mund të imagjinosh për shtete që nuk kanë pasur komunizëm. Në Itali dhe Greqi është ndier se një gjë e tillë mund të ndodhte – ku njerëzit e ndiejnë se nuk po kanë progres në shoqëri duke u bazuar në meritat e tyre” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.