Libri “Gorillat që s’i pamë” i Veton Surroit tashmë është botuar në anglisht.
I përkthyer nga Flaka Surroi, me titullin “The Gorillas We Didn’t See”, ky libër nga e hëna do të jetë edhe në dispozicion të lexuesve anglishtfolës, shkruan sot Koha Ditore.
Një prej pikave shitëse ku mund të gjendet libri është edhe “Këndi i leximit” i Grupit KOHA në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.
“Gorillat...” në shqip ishte promovuar në qershor të këtij viti. Gazetari, publicisti e shkrimtari Veton Surroi në këtë vepër flet për shkatërrimin e shtetit, se si Kosova erdhi deri në këtë gjendje dhe cilat janë gorillat që kanë kaluar pothuajse pa u parë. Me rastin e promovimit të librit “Gorillat...” në gjuhën shqipe, redaktori i librit, Agron Bajrami, njëherësh kryeredaktor i gazetës “Koha Ditore”, kishte thënë se prej vetë nëntitullit të librit, “si po e prishin shtetin… dhe shënime të tjera heretike” është e qartë se vepra është vazhdim i shënimeve të nisura me “Këmbët e gjarprit” dhe “Ambasadorin e Melkizedekut”.
Këto dy vepra të Surroit bashkë me “Miliarderin” janë të botuara edhe në serbisht. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Nga nesër një seri e analizave të Veton Surroit për vendin e Kosovës në lëkundjet e mëdha të rendit ndërkombëtar
-
Sonte PIKË me Veton Surroin, mysafir Blerim Shala (X)
-
Si e humbëm fitoren e GJND-së
-
Surroi: Pas pavarësisë u bënë tri gabime strategjike nga Ahtisaari e ndërkombëtarët
-
Shala: ‘Veriu është problemi ynë’, kështu na thanë ndërkombëtarët gjatë negociatave