Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Gjurmët në perceptimin e arkitekturës”, punëtori në Festivalin e Arkitekturës

Gjërat më të rëndësishme në botë, sipas arkitektëve, konsiderohen të jenë hapësirat e zbrazëta.

Hapësirat publike, si dhe ato të braktisura sjellin mundësi të kombinimeve të ideve për të realizuar forma të objekteve inspiruese, transmeton emisioni Express në KTV.

Ky është një nga konstatimet e punëtorisë “Gjurmët në perceptimin e arkitekturës”, e cila është mbajtur në ditën e dytë të Festivalit të Arkitekturës.

Drejtuesit e punëtorisë, të cilët kanë ardhur nga Italia, thonë se kjo punëtori, që ka mbledhur një numër të madh të studentëve të arkitekturës, sjell dimensionet e një ville që ndodhet në qytetin e Venecias, e të cilat janë demarkuar në hapësirën e sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

“Punëtoria ka të bëjë me çështjen e shenjim, përmes së cilës njerëzimi për shekuj me radhë, në hapësira të ndryshme ka vendosur limite dhe rregulla. Me evoluimin e kohës, shenjimi është përdorur për t’i përcaktuar masat e një pjese të tokës. Në këtë punëtori ne kemi dashur që njerëzit këtu të shikojnë nga afër demarkimin e planit të një vile të qytetit të Venecias në tokën e Prishtinës”.

“Synimi i kësaj punëtorie është që pjesëmarrësit të mësojnë se si njerëzit të reflektojnë me idetë e tyre në hapësirat publike. Për ta realizuar këtë, ne kemi filluar t’i demarkojmë masat e një ville. Sa i përket këtij festivali, më pëlqen që ai posedon një komunitet internacional teksa shkëmbejnë ide për t’i realizuar planet e objekteve. Ne këtu po njohim hapësira të reja që kanë disa problematika që presin zgjidhje nga arkitektët”.

Edhe Kosova në kërkim të përfaqësuesit në Bienalen e Arkitekturës në Venecie që thërret për veprim Kulturë Kosova në kërkim të përfaqësuesit në Bienalen e Arkitekturës në Venecie që thërret për veprim

Improvizimi i planit të vilës së Venecias ishte atraktive edhe për studenten Hana Gjikolli.

Festivali i Arkitekturës, i cili ka filluar të mbahet që nga data 2 korrik, cilësohet si ngjarje e rëndësishme për arkitekturën dhe planifikimin urban në Kosovë.