Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Gjuj me dritë” për fuqinë e rinisë merr çmim në Venecie

Videoklipi i xhiruar në një deponi mbeturinash - që përçon mesazh se edhe prej një vendi të tillë rinia mund ta nxjerrë më të mirën nga vetja - ka bërë që Kosova të përmendet në festivalin që organizohet nga një universitet italian, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Gjuj me dritë” i dyshes “Oborri”, themeluar nga Arbër Salihu e Tomor Kuçi më 2014, ka marrë çmimin për videoklipin më të mirë në edicionin e tetë të festivalit të filmit të shkurtër “Ca’Foscari Short Film Festival” që organizohet nga Universiteti i Venecias “Ca’Foscari”, në të cilin përveç filmave të shkurtër garojnë edhe videoklipe muzikore të realizuara nga studentë nga e gjithë bota.

Dritëro Mehmetaj, regjisor i videoklipit “Gjuj me dritë”, ka thënë se ky çmim në festivalin që u mbaj prej 22 deri më 24 mars është i një rëndësie të veçantë.

Koncepti i videklipit është shkruar nga Genc Salihu dhe Kaltrina Krasniqi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)