Videoklipi i këngës “Gjuj me dritë” nga bendi nga Prishtina, Oborri ka fituar çmimin videoklipi më i mirë në festivalin "Ca' Foscari Short Film Festival" në Venecia, Itali.
Klipi i këngës është realizuar nga Dritëro Mehmetaj, regjisor i ri nga Kosova, i cili për momentin studion në universitetin e filmit "FAMU" në Pragë.
Rolet kryesore në këtë videoklip i luajnë Andi Bajgora, aktori i cili ishte pjesë e çmimeve Oskar me filmin "Shok", si dhe Rinesa Qeriqi, transmeton KP.
Kënga "Gjuj me dritë" është videoklipi i katërt nga albumi "Oborri", i cili është lansuar në gusht 2017, dhe reflekton mbi ndjenjat intensive e kaotike të të rinjve që rriten në Prishtinë.
Xhirimet kanë ndodhur në deponinë e madhe të bërllokut në Mitrovicë, dhe pamjet sureale paraqesin një kontrast të fuqishëm në mes të rinisë së bukur me plot shpresë e ngjyra dhe të mbeturinave, pluhurit e kaosit që mbretëron përreth.
-
“Gjuj me dritë” për fuqinë e rinisë merr çmim në Venecie
-
Erenik Beqiri i suksesit në Venecia: Shqipëria e Kosova, djep talentesh
-
Kapitulli në Venecia mban ritmin e vëmendjes te filmi i Kosovës
-
Në pritje të “Luanit të Artë”, çmime për bashkëprodhime nga Kosova
-
Kosova me përfaqësim të trefishtë në Festivalin e Filmit në Venecie