Pëlhura e gjelbër mbulon një pjesë të dyshemesë dhe të murit. Përballë saj është e vendosur një mbajtëse partiturash. Por në vend të partiturave aty janë vendosur polaroid për ekspres-fotografi.
Këto tri elemente përbëjnë veprën “E kam ditur se një ditë do të bëhem valltar”, që është shpallur fituese e edicionit të 15-të e ekspozitës ndërkombëtare të fotografisë “Çmimi Gjon Mili”. Ani pse nuk ka të bëjë direkt me fotografinë si produkt final, koncepti i autorit Dardan Zhegrova lidhet fort me realizimin e një imazhi, shkruan sot Koha Ditore.
Në ekspozitën “Hiperimazhi! Imazhet brenda dhe jashtë ekraneve tona” të kuruar nga Alfredo Cramerotti, 18 finalistë, artistë vendorë e të huaj janë paraqitur me veprat e tyre. Secila prej veprave të tjera ka në vete fotografi në ekspozitën e hapur në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Por Zhegrova, i cili është shpallur fitues të premten mbrëma kur është hapur ekspozita, shkon përtej tregimit për një imazh të manipuluar. Ai merret me bazën e manipulimit.
Mini-studion virtuale, që përdoret shpesh në studio televizive e shesh-xhirime, Zhegrova e sjell si një mjet që ndihmon për të krijuar një imazh ashtu siç do autori edhe përtej realitetit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
“How sad, how lovely” që eksploron botën e brendshme dhe të jashtme, fituese e “Artistët e së nesërmes”
-
Arti dekodon mashtrimet prej politikës deri te mediat
-
Artistët ballkanikë zbërthejnë me art të vërtetën dhe gënjeshtrën
-
Kapërcimi i realiteteve për “ç’nuk dija që e kisha ditë...”
-
“Kthim” nga artistët e rinj në dialog me koncepte e pasion