Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Gjoci i quan shkelës të ligjit Qeverinë dhe kabllorët pas shtyrjes së tarifave për të drejtat autoriale

Blerim Gjoci, drejtor i Bordit të VAPIK-ut, në “Express Intervistë” ka thënë se Qeveria dhe kabllorët kanë shkelur ligjin kur kanë vendosur që ta shtyejnë për në prill tarifën për të drejtat autoriale.

Ky vendim për shtyrje të pagesës së tarifës për të drejtat autoriale vjen pak ditë pasi ishte aprovuar nga Qeveria.

“Ka qenë një ditë shumë e madhe, e kemi quajt ditë historike pasi për herë të parë do të kompensoheshin autorët, producentët për pronësinë intelektuale. Përfituesit e kësaj do të jenë me mijëra artistë e krijues të Kosovës dhe të gjitha mediat audio vizuale, në këtë rast televizionet që prodhojnë programe autoriale. Kjo është e paraparë sipas ligjit për të drejtën e autorit. Ligji në Kosovë derivon nga ligjet evropiane, aty ku Kosova është munduar të ketë ligjet e barabarta me BE-në. Deri më 19 tetor kur u aprovuan këto tarifa Kosova ishte vendi i vetëm që nuk i kompensonte pronën intelektuale”, ka thënë Gjoci. “Për këto vite kemi provuar të përafrojmë dallimet që kemi pasur me operatorët kabllorë, besojmë se nuk kemi pasur dëshirë nga ana e tjetër. Zyra për të drejtën e autorit detyrohet që të dërgojë tarifat tek Qeveria e cila është e obliguar me ligj që t’i aprovojë ato”.

Ndërsa Zyra për të drejtën e autorit, shton ai, ka krijuar një komision i cili ka ftuar edhe një ekspert të huaj, që ka sugjeruar tarifa më të larta se që ka aprovuar komisioni.

“Mirëpo edhe këto tarifa të ulëta që u aprovuan ne i quajtëm si fitore sepse nuk e kontestuam as ne dhe as kabllorët këtë komision. Vendimi i komisionit do të ishte i plotfuqshëm për të dyja palët”, shprehet Gjoci.

Edhe Qeveria injoron reagimet për shtyrjen e pagesës së tarifave për vepra audiovizuale Kulturë Qeveria injoron reagimet për shtyrjen e pagesës së tarifave për vepra audiovizuale

Ai tutje ka shtuar se Qeveria me një takim privat me operatorët kabllorë, pa prezencën e Zyrës për të drejtën e autorit, e pa ndonjë informim a sqarim ka vendosur që këto tarifa t’i shtyjë për 1 prill.

“Kjo në njëfarë mënyre është shkelje e ligjit. Sepse shtyhet që krijuesit e Kosovës mos të përfitojnë nga prona e tyre. Ose le të gjendet një sqarim nga Qeveria që të jetë i kënaqshëm që pse, bazuar në çka është marrë ky vendim”, ka thënë ai.

Gjoci ka shtuar se bashkë me ekspertët ata kishin konkluduar se tarifa duhet të jetë 1-1.3 euro për abonues, kjo ka qenë edhe ofertë jonë.

“Mirëpo ky komision ka ftuar një ekspert tjetër që ka sugjeruar që tarifa të jetë 50-75 centë. Pastaj ky komision ka thënë se për kushtet e Kosovës të jetë 30-45 centë. Ne nuk e kemi kontestuar këtë komision, as ne dhe as kabllori, atëherë kemi paraparë që të jetë i plotfuqishëm dhe nuk ka pasur arsye që të kontestojmë. Ne nuk e kontestuam për shkak se vendosëm të besojmë edhe në institucionet tona. Ndërsa kabllovikët e kontestuan dhe doli kjo shtyrje. Kjo na ka shqetësuar normalisht”, shprehet Gjoci.

Me një veprim të tillë, sipas Gjocit, Qeveria e kabllorët kanë shkelë ligjet dhe Kushtetutën.

“Kabllorët kanë shkelë shumë ligje, e ato janë shkelë edhe nga Qeveria që janë arsyetuar me procedurat. Ne mendojmë se është shkelë ligji për shkak se janë stërzgjatë procedurat, pasi është dashur të zgjasin 1 vit ose 1 vit e gjysmë dhe kanë zgjatur 8 vite. Ligji që është shkelë nga kabllorët është ai për licencim. Vazhdojnë të ritransmetojnë pronë intelektuale që nuk e paguajnë. Po flasim këtu edhe për shkelje të Kushtetutës, e cila thotë se prona private dhe intelektuale mbrohen me ligj”, ka thënë Gjoci.

Edhe Organizata ndërkombëtare kritikojnë Qeverinë për shtyrje të pagesave për vepra audiovizuale Kulturë Organizata ndërkombëtare kritikojnë Qeverinë për shtyrje të pagesave për vepra audiovizuale

Ai ka shtuar se kabllorët janë duke shikuar mundësinë që të zhagisin këtë çështje.

Gjoci ka thënë se kabllorët kanë përfituar nga pandemia, derisa thekson se janë artistët dhe krijuesit ata që kanë pësuar nga pandemia.