Arkeologët nënujorë që nga fillimi i viteve 2000 kanë zbuluar në gjirin detar të Durrësit rreth 15 relikte anijesh të lashta.
Sipas arkeologut nënujor Adrian Anastasi, gjiri detar i Durrësit është një “hambar” me objekte arkeologjike, të cilat sqarojnë një periudhë gati 20-shekullore, nga shekulli i 6-të para erës sonë deri në fillimin e pushtimit otoman.
Bashkë me to janë zbuluar një sërë spirancash të së njëjtës shtrirje kohore, të cilat janë dërguar për studime të mëtejshme në Muzeun Arkeologjik të qytetit.
“Këto elementë përcaktojnë madhësinë e anijeve, që lundronin pranë brigjeve shqiptare dhe tipologjitë e spirancave të zbuluara deri tani në Mesdhe janë gjetur tashmë edhe në bregdetin shqiptar”, shprehet Adrian Anastasi.
Mësohet gjithashtu, se bashkë me projektin për ekspozimin e objekteve arkeologjike të periudhës së mesjetës në katin e dytë të Muzeut është menduar edhe ekspozimi në katin e tretë i objekteve të zbuluara nën ujë, kryesisht në gjirin detar të Durrësi
-
Anija e fundosur bizantine, një thesar në Adriatik
-
Qyteti mesjetar i Sardës nxjerr dëshmi të reja për shqiptarët
-
Muzeu Arkeologjik i Durrësit rihapet në vjeshtë me mbi 2400 artefakte
-
Arkeologët në Turqi zbulojnë pishinën antike me standarde olimpike
-
Artefaktet nënujore të Shqipërisë marrin mbrojtje nga shteti