Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Gjenerata e fundit e zanatlinjve të arkave

Krenari familjare për mjeshtërinë që u trashëgua ndër breza shpërfaq hapur Ruzhdi Qarri. 

Vetë është mjeshtër i dizajnimit me ngjyra mbi dru. Lulet e format gjeometrike që ai i bën me dorë të lirë në dru janë të mahnitshme, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sot punon kryesisht në djepa, por edhe në ndonjë arkë të madhësive të ndryshme, që tash përdoret vetëm për dekorim. Familja Qarri njihet si nismëtare e zejes së kutixhinjve në Gjakovë. Gjyshi i Ruzhdiut, Rexhep Qarri, e mësoi këtë zeje në Shkodër.

Edhe i ati Hamdiu dhe axha Ahmeti u morën me kuti. Ky i dyti, që në përshkrimet e Ruzhdiut del një zanatli tipik, i rreptë e autoritativ, ka qenë prijës i sullit të kutixhinjve të qytetit. Aty kanë qenë rreth 30 kutixhinj. 

Në dyqanin e tij të vogël, në zemër të Çarshisë së Madhe, në një pasdite me diell pranvere, Qarri rrëfen mes krenarisë rrugëtimin gati njëshekullor të familjes së tij, lidhur me punën. Në kujtimet e tij ka edhe momente nostalgjie, ose interesante, por nuk mund të fshihet dhimbja se zanati po shuhet.

Dizajni i arkave

Natyrshëm, rrëfimin për zejen dhe historinë e nis te zanafilla. 

Thotë me bindje se gjyshi i tij e solli së pari në Gjakovë dizajnin për arkat, apo kutitë e pajës së nuseve, siç njihen ndryshe. 

“Gjyshi ka qenë ndër zdrukthëtarët e parë në Gjakovë. Ai e ka marrë zanatin nga daja i tij, që ka qenë Adem Deva. E ai thonë që e ka marrë në Shkodër këtë dizajn. Kështu thoshin baba e axha”, thotë Qarri. 

Ai tregon se gjyshi i tij punonte bashkë me vëllanë e vet kuti dhe shumëçka tjetër me dru.