1. Në vitin 1999 Prishtina ishte kryeqyteti botëror i gazetarëve. Ishte fat dhe pafatësi, njëkohësisht. Fat, sepse mediat e famshme informonin audiencat botërore për krimet e Qeverisë serbe në Kosovë. Pafatësi, sepse shkaku pse gazetarë nga gjithë bota ishin në Prishtinë ishte pikërisht lufta e egër dhe e pabarabartë midis Serbisë dhe shqiptarëve të Kosovës. Prishtina vlonte prej gazetarëve. Ndonjë mungonte, shkruan sot Koha Ditore.
Nuhi Bytyçi mungonte të shumtën e kohës. Mungonte në shijimin e kafes së mëngjesit, atëherë kur të gjitha informatat barteshin si ajri nga gazetari te gazetari në Prishtinën e hutuar dhe të tmerruar.
Nuhi Bytyçi mungonte në Prishtinë, por nuk mungoi në Drenicë, në Dukagjin, në Llap e Gollak, dhe kudo tjetër ku luftohej. Sigurisht ai nuk luftonte ashtu si ushtarët e UÇK-së, por në një mënyrë tjetër po.
Kjo e ringre pyetjen tashmë shumë të njohur: ç’farë është gazetaria në kohë lufte? /Bajram Kosumi
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
-
Lufta, kujtesa dhe gazetaria: Kosova në narrativën e Erich Rathfelderit
- KOHA do të thotë dashuri
-
Përkujtohet gazetari i AP-së, Kerem Lawton
-
Koci: Reporterët pa Kufij pjesë e fushatës kundër Kosovës sepse mbështeten në burime të gabuara
-
Koci për raportin e lirisë së medias: Pjesë e luftës speciale kundër shtetësisë së Kosovës