I rrethuar nga Bjeshkët e Istogut, Kaliqani fshat në Istog, gëzon pamje të mrekullueshme natyrore.
Ky fshat vazhdon të ruajë traditat e vjetra shqiptare, duke nisur nga odat të cilat atje, gëzojnë thuajse të njëjtin funksion si dikur.
Madje, një nga odat e njohura të fshatit Kaliqan, mblodhi një numër të madh burrash e të rinjsh nga rajone të ndryshme, për t’u ngjallur nostalgjinë e lojës me kapuça.
Ishte “Kampionati i Kosovës në Lojën me Kapuça”, i organizuar nga Klubi Alpin Podguri nën Patronatin e Federatës së Lojërave dhe Sporteve të Kosovës.
E siç e do tradita, i gjithë organizimi i përcjellë nga disa fjalime, nis me këngë e valle. Ndër to, u luajt edhe “Vallja e Podgurit”, nga dy të rinj të veshur me motive kombëtare, raporton “SOT” i KTV-së.
Edhe Kosova, kampione e botësRadha po i vinte lojës me kapuça, arsyes kryesore të mbledhisë në këtë odë.
Të ndarë në disa grupe ashtu siç e do rregulli i lojës, kundërshtarët u përkisnin trevave të ndryshme.
Mes tyre, këtë lojë me histori shumëvjeçare e bënte të veçantë prezenca e 94-vjeçarit nga Malisheva, Ismail Krasniqi.
Edhe pse në moshë, përballë një të riu, ai nuk dorëzohej lehtë.
Një ide e tillë e jetësuar për herë të parë në një natyrë Kampionati, u lartësua edhe nga të ftuarit.
Edhe
Legjenda e shahut tallet me FIFA-n: Bëjini kabllot me flokë të kroatëve
Mes këtyre dashamirëve të traditave të vjetra, kishte edhe të tillë që kishin ardhur nga mërgimi për të parë nga afër këtë ngjarje.
Një mbrëmje e tillë nuk kishte si të mbyllej pa një darkë me ushqimet tradicionale, pasi që burrat po i priste një mbrëmje e gjatë me lojëra e muzikë.