Filmi “Gardhi” në premierën botërore është mirëpritur nga publiku amerikan. Rrëfimi kosovar në testin e parë në ekran ka dëshmuar se komunikon fort edhe me realitetin universal.
Përplasja e brezave dhe konfliktet mes besimeve tradicionale me formën bashkëkohore të jetës, që trajtohet në filmin 15-minutësh të regjisores Lendita Zeqiraj, të enjten mbrëma është dhënë në kuadër të festivalit prestigjioz “Palm Springs International Short Film Festival”, shkruan sot Koha Ditore.
Ky festival këtë vit shënon edicionin e tij të 24-të, ndërsa çdo vit pranon më shumë se 5 mijë aplikime nga 100 shtete të ndryshme të botës. “Palm Springs...”, njëherësh është edhe festival kualifikues për çmimet “Oscar”, BAFTA dhe “Los Premios Goya”, dhe deri tash ka prezantuar mbi 100 filma të shkurtër, që janë nominuar ose shpërblyer me çmimin “Oscar”. “Gardhi” është në garë zyrtare në festivalin, i cili përfundon të hënën.
Regjisorja e filmit, Lendita Zeqiraj, pas premierës në Kaliforni i ka thënë gazetës se filmi është vlerësuar goxha.
(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
{gallery}
-
“Gardhi” me një kuadër thellohet në mentalitetin kosovar
-
Filmi “Gardhi” shfaqet premiere në Palm Springs të SHBA-së
-
“Gardhi” i Kosovës në festivalin kualifikues për “Oscar”
-
“Gardhi” pa përkrahje merr trofe e garon nëpër festivale botërore
-
Filmi “Gardhi” tani edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Hamptons”