Nën regjinë e Lendita Zeqirajt dhe me prezencën e aktorëve Arti Lokaj, Ilire Vinca e Rozafë Çelaj, filmi “Gardhi” sot pati premierën botërore në festivalin e njohur të Palm Springs’it.
‘Palm Springs International Short Film Festival’ është një ndër festivalet më të rëndësishme botërore, ku sjellë emrat të suksesshëm të regjisorëve të rinj.
Shumë e lumtur me këtë premiere ishte regjisorja Zeqiri, e cila para publikut solli rrëfimin e saj rreth realizimit të këtij projekti filmik, ku nuk munguan pyetjet rreth filmit e sidomos për kastin e aktorëve të mrekullueshëm.
‘Gardhi’ është prodhim i shtëpisë filmike “N’art” i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
“Gardhi” i Kosovës dëshmon gjuhën universale të filmit në “Palm Springs”
-
“Gardhi” i Kosovës në festivalin kualifikues për “Oscar”
-
Filmi “Gardhi” i Lendita Zeqirajt, pjesë e garës zyrtare në festivalin e Palm Springs
-
“Gardhi” pa përkrahje merr trofe e garon nëpër festivale botërore
-
"Gardhi" triumfon në Hamptons Film Festival