Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Galeria Kombëtare e Arteve heq dorë nga çmimi “Onufri”

Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë që tashmë quhet edhe Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura, transformimin nuk është duke e bërë vetëm nëpërmjet emrit.

Ky institucion ka hequr dorë edhe nga njëri prej çmimeve më të mëdha për artin pamor që jepet në Shqipëri, “Onufri”. Çmimi ndërkombëtar që mban emrin e artistit me nam, i cili veproi në shekullin XVI, nuk do të jepet më. Sipas Galerisë, Bordi Artistik me Eleni Laperin, kryetare dhe anëtarët Edi Muka, Ornela Vorpsi, Zef Paci, Luçjan Bedeni, Sofjan Jaupaj e Xhoana Agolli, janë pajtuar për t’i dhënë fund dhënies së çmimit “Onufri”.

Kjo është vendosur gjatë mbledhjes së ditës së 11-të të këtij muaji. Këtë e ka bërë të ditur, Galeria nëpërmjet komunikatës së titulluar “Rikonceptimi i rolit të Galerisë si platformë e shkëmbimeve ndërkombëtare”. “Onufri” është përshkruar si një format tashmë i tejkaluar dhe që e ka përmbushur misionin e vet. Vitin e kaluar u mbajt edicioni i 23-të i Ekspozitës Ndërkombëtare e Artit që ndau edhe “Onufrin”.

(Artikullin e plotë lexoni sot në “Koha Ditore”)