Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Galeria e Ministrisë së Kulturës afër publikut me “Retrospektivë”

“Portret”, 1972, teknikë e kombinuar, 40x34 centimetra me autor akademik Rexhep Ferrin, është një prej veprave të publikuara nga Galeria e Ministrisë së Kulturës në kuadër të ciklit “Retrospektivë”

Galeria e Ministrisë së Kulturës është duke e vazhduar ciklin e publikimit të veprave të artistëve shqiptarë. Pos atyre që kanë qenë të ekspozuara në këtë institucion, publikut vazhdojnë t’i vihen në dispozicion disa prej veprave të artistëve më me nam shqiptarë.

Kjo galeri është institucioni i parë vartës i Ministrisë së Kulturës që ka filluar me publikim të veprave në kuadër të ciklit “Retrospektivë”, ka filluar më 17 mars me ekspozitën e vitit 2013, “Imazhi gjuhësor i piktorëve tradicionalë të viseve tona”, përmes së cilës u patën ekspozuar veprat e 24 artistëve më të shquar shqiptarë të fillimshek. XX. Sipas komunikatës së këtij institucioni ato vepra vazh

dojnë të mbesin udhërrëfyes dhe objekt studimi si për artistët e rinj, ashtu edhe për kritikët e artit. “Për çdo ditë në faqen e Galerisë në rrjetin social Facebook ne postojmë nga një foto të çdo punimi që ishte i ekspozuar në kuadër të kësaj ekspozite. Gjithashtu kemi postuar edhe katalogun e plotë në formatin ‘pdf’”, shkruhet në komunikatë.

Aty sqarohet se nga fondi i veprave të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë janë zgjedhur krijimtaritë e piktorëve: Kolë Idromeno, Andrea Kushi, Zef Kolombi, Abdurrahim Buza, Androniqi Zengo Antoniu, Nexhmedin Zaimi, Kel Kodheli, Sofia Zengo Papadhimitri, Vladimir Jani dhe Foto Stamo.

Të plotë mund ta gjeni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar.