Mysafirët e pjesëmarrësit e konferencave shkencore të Institutit Albanologjik të Prishtinës shpesh në ambientet e këtij institucioni ftohen që të shohin diçka të prekshme sa i përket trashëgimisë kulturore të Kosovës e përtej saj.
Sidomos etnologët nuk kalojnë andejpari pa hyrë në sallën ku janë të ekspozuara eksponate të tekstilit e të drurit, shkruan sot Koha Ditore.
Ekspozita që ka nisur të plotësohet qysh nga rithemelimi i Institutit më 1967 qëndron e mbyllur për publikun.
Mirëmbajtja është muhabet më vete. Por ajo është goxha e pasur me ato që prezantohen pavarësisht se i ka mbuluar pluhuri, u mungojnë legjendat e edhe sistemimi i mirëfilltë. Por krejt këtyre do të duhej t’u printe një konservim e restaurim, gjë që nuk është bërë as në Muzeun Etnologjik të Kosovës... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Thesari i artit të Kosovës si dialog kohësh e ringjalljeje bashkë me Galerinë
-
Galeria në kapitull të ri me renovimin prej 1.7 milion eurosh
-
Zotim në fushatë për restaurimin e objektit të Institutit Albanologjik
-
Demonstratat e 1981-s, Rexhep Qosja dhe gjendja e albanologjisë
-
Rrëfimet e folkloristëve – kujtesë e çmueshme në betejë për të vërtetën