Shfaqja “G” e Teatrit Shqiptar të Shkupit, bazuar në veprën satirike “Gomari i Babatasit” të Gjergj Fishtës me dramatizim e regji të Sulejman Rushitit, mori çmimin kryesor të Festivalit të Teatrove në Ferizaj.
Në edicionin e 47-të të festivalit që u përmbyll të shtunën mbrëma me ndarjen e çmimeve, trofeun për aktorin më të mirë në rol dytësor e mori aktori i kësaj shfaqjeje Fisnik Zeqiri. Për një jave festivali solli shtatë shfaqjet konkurruese nga Kumanova, Shkodra, Shkupi, Prizreni, Ferizaj dhe Prishtina, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇmimin për regjinë më të mirë e mori Kushtrim Bekteshi, për realizimin e shfaqjes “Tartufi”, produksion i teatrit “Migjeni” të Shkodrës. Çmimin “Ismail Rama” për aktorin më të mirë e mori Shpëtim Selmani për rolin Dr.Stockman në shfaqjen “Armiku i popullit”, nën regji të Fatos Berishës, produksion i teatrit të Prizrenit “Bekim Fehmiu”.
Çmimin “Adriana” për aktoren më të mirë e mori Rita Gjeka, për rolin e Dorinës në shfaqjen “Tartufi”, atë për aktoren më të mirë në rol dytësor e mori Donikë Ahmeti, për rolin në shfaqjen “Per Gynti nga Kosova”, me tekst të Jeton Nezirajt e regji të Agon Myftarit, produksion i qendrës “Multimedia” të Prishtinës.
Fatmir Hyseni, drejtor i Festivalit të Teatrove në Ferizaj, ka thënë se ky edicion ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm.
Juria në përbërje të aktorëve Selman Jusufi, Vjosa Abazi e Erson Zymberi për rolin më të mirë episodik e kanë vlerësuar Afrim Kasapollin të shfaqjes “Armiku i popullit”. Për skenografinë më të mirë është vlerësuar Petrit Bakalli i së njëjtës shfaqje, derisa për kostumografinë më të mirë Samka Ferri me kostumet e shfaqjes “Tartufi”. Çmimi i mediave i është ndarë Shpëtim Selmanit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.