Kur flitet për zejen e fotografisë, në Prishtinë, “Foto Nesha” është emblemë. Është një traditë gati njëshekullore, e mbushur me plot histori e rrëfime të dy gjeneratave të familjes Dizdari nga Prizreni, që merren me këtë punë.
Neshat Dizdari, i ati i binjakëve Luan dhe Vllaznim Dizdari, e kishte nisur këtë zeje në Prizren, para Luftës së Dytë Botërore. Fillimisht në Prizren, por ishte endur edhe në Beograd, Sarajevë e Tiranë, për të mbetur përfundimisht në Prishtinë, në zemër të së cilës ndodhet kjo studio e fotografisë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI ulur në kafenë pranë, në një pasdite të nxehtë qershori, Luani, pjesën më madhe të rrëfimit ua kushton të bëmave të atit.
Flet me admirim e krenari për mjeshtrin e rreptë, me sy të mprehtë artistik, që diti të gjendej në situata të ndryshme përgjatë punës me aparat fotografik në dorë. Krenari është rrëfimi për “shpikjen e blicit”, e i veçantë ai se si një fotografi që duke e përshëndetur Hitlerin e shpëtoi nga burgu.
Megjithatë, ai ishte shpëtimtar i hebrenjve gjatë LDB-së, e fotografitë e moçme që i ruan familja e dëshmojnë këtë. Sot të gjithë bëjnë fotografi, por mjeshtri ka mbetur pak...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)