Në rolin e vajzës lozonjare, të gjallë e me shpirt të madh, mexosopranoja e njohur kosovare Flaka Goranci do të interpretojë në Shtëpinë Operistike në Magdeburg të Gjermanisë. Do të debutojë në rolin e Carmenit dhe njëherësh edhe në skenën gjermane.
“Magdeburg Operahaus” është institucion shtetëror që ka ansamblin e tij për teatër, balet, koncerte dhe dramë, shkruan sot “Koha Ditore”. Në program ka prej operave të mëdha e koncerte simfonike e deri te operetat dhe mjuzikllet, baleti dhe shfaqjet teatrale. Goranci tashmë ka nisur përgatitjet për operën e pagëzuar sipas personazhit kryesor që i është besuar. Është një rol që ajo thotë ta ketë ëndërruar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të interpretosh rolin e Carmenit nga opera ‘Carmen’ e kompozitorit francez Georges Bizet është një ëndërr për të gjitha mexosopranot e ndonjëherë edhe për zërin e sopranos, meqë është një rol që kërkon një shtrirje të gjerë vokale e po ashtu edhe kërkon lojë të madhe në skenë”, ka thënë Goranci.
“Carmen” është operë me katër akte me libreto të Henri Meilhac dhe Ludvic Halevy bazuar në romanin me titull të njëjtë nga Prosper Merimee. Kur u dha premiera e kësaj opere në vitin 1875, shokoi dhe skandalizoi audiencën. Bizet vdiq papritur pas performancës së 33-të, pa e ditur se kjo operë do të ketë sukses ndërkombëtar në dhjetë vjetët në vazhdim... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.