Manifestimi kulturor “Flaka e Janarit 2019” është zgjeruar përtej Gjilanit. Komuna e Klinës është bërë pjesë e manifestimit, i cili u kushtohet dëshmorëve, të cilët dhanë jetën e tyre për ndërtimin e shtetit të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Në Komunën e Klinës do të organizohen aktivitete kulturore, dhe drejtuesit e kulturës në këtë komunë parashohin miratimin e një rregulloreje komunale, e cila parasheh që komuna çdo vit të organizojë aktivitete të cilat lidhen me këtë manifestim. Edicioni i 28-të i “Flakës…” ka nisur zyrtarisht në ditën e 11-të të këtij muaji. Do të zgjasë një muaj.
Qeverisja komunale e Gjilanit, e cila është edhe organizatori i manifestimit kulturor, i kishte dhënë dritën jeshile Komunës së Klinës që të procedonte me aktivitetet e tyre.
Drejtori i Kulturës në Klinë, Skender Merturi, ka thënë se ata kishin zhvilluar takime me Drejtorinë e Kulturës në Gjilan, dhe kishin kërkuar që të jenë pjesë e manifestimit. Ai ka thënë se Gjilani kishte pranuar kërkesën e tyre për bashkëpunim, përderisa janë duke punuar sa i përket mbajtjes së aktiviteteve kulturore në Klinë. [Më shumë lexoni në Koha Ditore]
-
“Flaka e Janarit 2019” i kushtohet 20-vjetorit të çlirimit të Gjilanit
-
“Flaka E Janarit” kthen Gjilanin në qytet të artit
-
“Flaka e Janarit” shndërron Gjilanin në qytet të artit
-
“Flaka e Janarit” në vitet e okupimit, në luftë e në paqe
-
Kuvendarët e Gjilanit miratojnë një shkëmbim pronësor për nevoja të kompleksit memorial