Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbledhur sot Bordin e manifestimit shumëkulturor kombëtar “Flaka e Janarit 2018”.
Në këtë takim janë formuar grupet punuese për katër shtyllat e manifestimit që tradicionalisht kanë qenë: arti letrar, pamor, dramatik dhe arti muzikor.
“Flaka e Janarit 2018” sivjet i kushtohet Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, në 550 vjetorin e vdekjes, ka thënë kryetari Haziri, dhe ka sqaruar se në aspektin e kulturës i tërë viti 2018 do t’i kushtohet atij.
Po ashtu, në këtë takim është vendosur edhe për shpalljen e konkursit për shtyllat e sipërpërmendura, për brendingun, sikurse edhe për aspektet e sponsorimit të këtij manifestimi nga ana e kompanive gjilanase.
Ky manifestim shumëkulturor sivjet i është kushtuar kolosit të Karadakut, Idriz Seferi.
-
Nis manifestimi “Flaka e Janarit” në Gjilan
-
“Flaka e Janarit” sivjet i kushtohet kryengritësit të Anamoravës, Abdullah Tahiri
-
Haziri: Heronjtë na mësuan se si kryengritet për atdhe e liri
-
“Flaka e Janarit 2019” i kushtohet 20-vjetorit të çlirimit të Gjilanit
-
Në Gjilan nis manifestimi “Flaka e Janarit 2019”