Komuna e Gjilanit ka filluar sot zyrtarisht manifestimin tradicional “Flaka e Janarit 2020”. Kreu i komunës Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve, me ç’rast potencoi kontributin e heronjve e dëshmorëve, të rënë në etapa të ndryshme të historisë sonë.
Haziri vlerësoi lartë kontributin dhe sakrificën e dëshmorëve dhe heronjve, në nderim e dedikim të të cilëve mbahet tradicionalisht ky manifestim në vazhdimësi.
“Në 29-vjetorin e ‘Flakës Janarit’, ne shënojmë tradicionalisht veprën e dëshmorëve, atdhetarëve dhe kryengritësve të mëdhenj të kombit. Duke e vlerësuar gjithmonë këtë kryengritje të Anamoravës, Karadakut e Gollakut, natyrisht që ne jemi sot krenarë në ditën e Rexhep Malës e Nuhi Bersishës. Ata kanë ndërtuar ideale dhe me sakrificën e tyre, kanë dhënë dëshmi se si kryengritet për atdhe dhe liri”, ka deklaruar Haziri, raporton ksp.
Gjatë ditës janë bërë vizita e homazhe te lapidari i heronjve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, si dhe vizitë në kazermën e FSK-së, ndërkaq në mbrëmje do të bëhet ndezja e flakadanit, që shënon zyrtarisht fillimin e manifestimit të sivjetmë.
-
Në Gjilan nis zyrtarisht manifestimi kulturor “Flaka e Janarit 2019”
-
Në Gjilan nis manifestimi “Flaka e Janarit 2019”
-
Kurti: Duhet të jemi të bashkuar që ta çojmë në vend amanetin e dëshmorëve
-
“Flaka e Janarit” në vitet e okupimit, në luftë e në paqe
-
Në Klinë u mbajt manifestimi tradicional “Flaka e Janarit 2020”