Këngëtari kryesor i bandës italiane që fitoi në “Eurovision 2021” mohoi që kishte marrë drogë, pas fotove që qarkulluan në rrjetet sociale me kokën e këngëtarit që ishte i përkulur te tavolina.
Damiano David i bandës Måneskin hodhi poshtë idenë se ai kishte marrë kokainë, pasi tha se uli kokën pasi shoku i tij kishte thyer një gotë.
"Unë nuk përdor drogë. Ju lutem, djema. Mos e thuani atë me të vërtetë, pa kokainë", ka thënë ai në një konferencë shtypi.
Në një deklaratë, “Eurovisioni” ka thënë se këngëtari do të "merrte një test vullnetar droge pasi të mbërrinte në shtëpi".
Måneskin, që kishte qenë favorit për të fituar konkursin, morën çmimin kryesor me këngën e tyre “Zitti e buoni”.
Artikuj të ngjashëm
-
Fituesi i Eurovisionit del negativ në testin për kokainë
-
Fituesi i “Eurovisionit” do ta kthejë trofeun në shenjë proteste ndaj Izraelit
-
Zvicra triumfon në “Eurovisionin” e spektaklit dhe të kaosit
-
Grupi “Måneskin” dëshiron të bashkëpunojë me “BLACKPINK”
-
Grupi “Maneskin” që e fitoi garën “Eurovision 2021” do të performojë në “SNL”