Filozofi i njohur francez Bernard Henri Lévy është sulmuar sot në Beograd.
Sulmi kundër tij u bë pak kohë pasi iu drejtua publikut në Qendrën kulturore të Beogradit dhe pas shfaqjes së një filmi të tij në kuadër të programit Beldox, transmeton Koha.net.
Lévy është goditur me tortë në fytyrë. Pas kësaj goditjeje me tortë, është dëgjuar edhe bërtitja kundër tij: “Ik nga Beogradi, vrasës”.
Pastaj është bërë edhe shpalosja e një transparenti kundër angazhimeve të tij intelektuale rreth luftërave në ish – Jugosllavi. Lévy ka shkruar dhe i ka dalë në mbrojtje lirisë së e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Lévy: Në Serbi ende s’ka demokraci
-
Shkrimtari serb rrihet në Beograd shkaku i organizimit të përkujtimit të Srebrenicës
-
Sulmohet një burrë, disa persona iu futën në shtëpi dhe e goditën me një mjet
-
Të shtëna dhe zjarr në një tendë afër Parlamentit të Serbisë në Beograd
-
Tre shtetas të Serbisë raportojnë se janë sulmuar fizikisht në Leposaviq