i shkurtër “Përjetësisht Fëmijë” /Eternally Child/me skenar e regji të Lorena Sopit, është shpallur fitues i trefishtë në Five Continents International Film Festival – Venezuela.
Filmi “Përjetësisht Fëmijë” në Edicionin e 16-të të këtij festivali, në kategorinë e filmit të shkurtër, ka fituar çmimin Filmi më i mirë fantastik, çmimin për Aktorin më të mirë – Xhevat Qorraj dhe çmimin për regjisorin e ri më të mirë – Lorena Sopi.
Ky film ka qenë pjesë e më shumë se 40 festivaleve të ndryshme ndërkombëtare dhe deri tash ka fituar 14 çmime.
Accolade Global Film Competition – La Jola, USA 2017 – Award of Merit
Wendy’s Short Film Festival – Austin, USA 2107 – Best Drama Short
Edhe
“Përjetësisht Fëmijë” merr biletë për shfaqje edhe në gjashtë festivale ndërkombëtare
Texas Short Film Festival – San Diego, USA 2017 – Best Foreign Short
Bangalore International Film Festival – Bangalore, India 2017 – Special Jury Prize
Gold Movie Awards – London, UK 2017 – Best Short Film
Hellfire Film Festival – Kent, UK 2017 – Best Short Film
Pink City International Film Festival – Jaipur, India 2017 – Best Director
Montecatini International Short Film Festival – Montecatini, Italy 2017- Special Prize
Edhe
Kosova me dy filma garon në Festivalin e Filmit në Sarajevë
Canada Short International Film Festival – Montreal, CA 2017 - Award of Commendation
North American Film Awards – New York, USA 2017 – Bronze Award
Best Shorts Film Festival – Los Angeles, USA 2018 – Special Mention
Five Continents International Film Festival - Venezuela 2018 – Best Fantastic Short Film
Five Continents International Film Festival – Venezuela 2018 – Best Yong Director – Lorena Sopi
Five Continents International Film Festival – Venezuela 2018– Best Lead Actor – Xhevat Qorraj
Edhe
“FerFilm” mbyll edicionin e 12-të me 143 filma të shkurtër
Filmi “Përjetësisht Fëmijë” trajton raportin e rrënuar familjar mes babait autoritar dhe fëmijës së tij të mitur. Moni, një djalë dhjetëvjeçar, jeton me të atin Xhemën në varfëri të madhe. Gjatë një dreke fatale, i ati Xhema vret aksidentalisht djalin e tij, Monin. Gjatë gjithë jetës së tij, Xhema ndjen peshën e mallkimit, duke bartur mbi supet e veta fajin për atë që ka ndodhur. Në ditët e tij të fundit, në moshë të shtyrë, Xhema kthehet në shtëpinë ku ka ndodhur vrasja për të kërkuar falje nga djali i tij i vdekur, me shpresë se do të lirojë shpirtin nga pesha e fajit dhe do të pushojë i qetë në jetën e përtejme.
Në rolin kryesor paraqitet aktori i njohur Xhevat Qorraj dhe aktori Miran Zymberaj. Në rolet e tjera vijnë Sheqerije Buqaj, Beslidhe Bytyqi, Kosovare Hoti, Joni Thimi, etj.