Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Filmat që paralajmëruan paranojat e Trumpit

Pas komenteve dhe postimeve në rrjete sociale që presidenti amerikan Donald Trump ka bërë rreth dyshimeve se zyra e ish-presidentit Barack Obama ka vënë përgjues në zyrat e tij në New York, e përditshmja prestigjioze britanike “The Guardian” ka përmbledhur disa filma që trajtojnë temën e përgjimit.

“The Conversation” (1974): Në mes të dy filmave të parë “Godfathers”, Francis Ford Coppola nxori këtë triler të shkollës së vogël, por të rëndësishëm që flet për ekspertin e mbikëqyrjes, Harry Caul (Gene Hackman), i cili përshkruhet si “kaqoli më i madh në bregun perëndimor” – frazë e cila gjithmonë nxit të qeshura të paqëllimshme nga audienca britanike.

Ky është një lloj filmi që i merakos edhe shikuesit më të thjeshtë të filmit e imagjinoni paranojën që mund të ngjallë tek Trump; i tërë filmi dëshmon pohimin e tij se “aty jashtë ka shumë njerëz të këqij”, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Natyrisht, Harry çmendet kah fundi i filmit dhe e shkatërron tërë apartamentin e tij duke kërkuar pajisjet e përgjimit – megjithatë Trump mund të mos e shohë këtë si paralajmërim, por si metaforë.

Për më tepër në skenar ekziston një lloj ndërtimi i brendshëm i mashtrimit: kur për herë të parë dëgjojmë bisedën e incizuar sekrete mbi të cilën i tërë filmi varet, tingëllon sikur “ai do të na vriste sikur të kishte mundësi”. Por kur e dëgjon edhe një herë krejt në fund ka theks krejt tjetër “ai do të na vriste sikur të kishte mundësi”. Leje kreative apo lajm i rrejshëm? Sidoqoftë, është një mësim objektiv në artin trumpian ku e “vërteta” nënkupton çdo gjë që ai thotë në momente të caktuara.

“All the Presdient’s Men” (1976): Në postimet e tij në rrjetin social “Twitter”, duke akuzuar administratën e Obamas për përgjimin e zyrave të tij në New York, Trump ka ngjallur një spektër mbi skandalin më të madh presidencial në ShBA: “Kjo është Nixon/Watergate”, ka shkruar ai... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm