Presidenti Donald Trump ka përsëritur premtimet e tij për dërgimin e trupave të Gardës Kombëtare dhe agjentëve të imigracionit në Chicago duke postuar një imazh parodik nga filmi “Apocalypse Now”, i cili tregon një top zjarri ndërsa helikopterët fluturojnë mbi qytetin e tretë më të madh të SHBA-së.
Trump shkroi në llogarinë e tij në rrjetet sociale: “Më pëlqen era e depërtimeve në mëngjes. Chicago do të mësojë se pse quhet Departamenti i Luftës”.
Postimi i presidentit nuk përmban detaje të tjera, përveç etiketës “Chipocalypse Now”, një lojë fjalësh me titullin e filmit të Francis Ford Coppolas nga viti 1979, i cili është i vendosur gjatë Luftës në Vietnam dhe ku një personazh thotë: “Më pëlqen erë e napalmit në mëngjes.”
Në reagim të këtij postimi, guvernatori i Illinois, JB Pritzker, demokrat, e ka quajtur Trump një “diktator të dorës së dytë”.
Më herët gjatë javës, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që kërkon ndryshimin e emrit të Departamentit të Mbrojtjes në “Departamenti i Luftës”, pas muajsh fushate për t’u marrë në konsideratë emri i tij për Çmimin Nobel të Paqes. Ky ndryshim kërkon miratimin e Kongresit.
Ilustrimi që shoqëron postimin e Trumpit e tregon atë në një sfond të panoramës së Çikagos, duke veshur një kapelë që ngjan me atë të personazhit të filmit "Apocalypse Now", Lejtnant Kolonel Kilgore, të luajtur nga Robert Duvall, një ushtar i pasionuar pas luftës.