Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Filmat e “Valës së re gjermane” shpalosen në ekranin e “Lumbardhit”

Kinemaja “Lumbardhi” në Prizren për katër net me radhë do të jetë nikoqire e programit “German New Wave” (Vala e re e gjermane), në kuadër të së cilit do të shfaqen filmat e katër prej regjisorëve më me nam gjerman.

Filmat që janë pjesë e programit shtjellojnë tema sociale e politike të realitetit gjerman, të periudhës midis viteve 60’ dhe 80’, por që ende kanë rëndësi lidhur me situatën aktuale, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Vale e re gjermane” që do të nisë më datën 26 gusht e do të zgjasë deri më 5 shtator realizohet me filma nga koleksioni i filmave të “Goethe Institut”, dhe organizohet në bashkëpunim me Qendrën “Multimedia në Prishtinë”, dhe me ndihmë të Ambasadës Gjermane në Prishtinë sa i përket përkthimit të titrave.

Ares Shporta, drejtori i Fondacionit “Lumbardhi”, ka thënë se tematika e filmave që do të shfaqen në kuadër të këtij programi është e ndryshme dhe se filmat nuk do të kenë lidhje me njëri- tjetrin sa i përket rrëfimeve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.