Ka filluar renovimi i teatrit të kukullave “Dodona”në kryeqytet, raporton KTV .
I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se së shpejti pritet të hapet konkursi për një Bord të ri Drejtues të këtij teatri dhe shtoi se me këtë hap shpresojmë të fillojë një etapë e re për këtë institucion kulturor”. Ndërsa drejtori i kulturës, Besart Vllahinja deklaroi se synohet të arrihet kontrolli, transparenca dhe llogaridhënia e mjeteve publike që inkasohen nga institucionet e kulturës, përfshirë këtu edhe teatrin “Dodona”.
Punimet e renovimit të këtij teatri do të kryhen nga “EroProjekt” dhe do të kushtojnë 60 mijë euro, ndërsa është paraparë që të përfundojnë në afat prej 90 ditësh.
Artikuj të ngjashëm
-
Galerisë Kombëtare të Kosovës s’i mjaftojnë 1.4 milion euro për rinovim, punët shtesë rrisin koston
-
Teatrit të Ferizajt sërish i shtyhet renovimi, improvizon skenë
-
Restaurimi 1.2 milion eurosh i teatrit “Adriana” në vonesën e radhës
-
“Oda” në kërkim të hapësirave alternative pas nisjes së rinovimit
-
Shtyhet afati i punimeve në Teatrin Kombëtar, 200 mijë euro punë shtesë