Pas shumë kërkesave drejtuar Komunës së Prishtinës, në lidhje me renovimin e Teatrit Dodona, tashmë duket se një gjë e tillë do të ndodhë shumë shpejt. Sipas një statusi në rrjetin social, nga drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës Besart Vllahinja, sot veç është shpalosur plani i detajuar për revitalizimin dhe renovimin e këtij teatrit, përcjell KultPlus.
“Drejtoria e Kulturës e konsideron prioritet të lartë investimin në objektet kulturore të Prishtinës. Në vazhdën e këtij përkushtimi, arkitektët e angazhuar në projektin për renovimin e Teatrit të Qytetit "Dodona" shpalosën planin e detajuar për revitalizim dhe renovim të sallës, skenës dhe hapësirave tjera përcjellëse”, shkruan drejtori Vllahinja.
Tashmë ky teatër është vetëm me udhëheqës detyre të drejtorit që është Fatime Mehmetaj dhe pritet që shumë shpejt të hapet konkursi për zgjedhjen e një drejtori të ri.
