Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Filarmonia zbut kriteret në kërkim të tenorit

Prishtinë, 30 qershor - Që Kori i Filarmonisë së Kosovës të plotësohet me një tenor, zbutja e kritereve të konkursit ka qenë e pashmangshme. Me konkursin e hapur në mars të këtij viti nga Ministria e Kulturës, për institucionin më të lartë muzikor në vend ishin kërkuar shtatë solistë, dy instrumentistë për Orkestrën e Filarmonisë dhe pesë solistë për Korin.

Gjashtë kandidatë tashmë kanë marrë pozitat e tyre, përveç tenorit. Kjo për shkak se në konkursin e parë kandidatët nuk kanë plotësuar një prej kërkesave kryesore që është përfundimi i studimeve universitare. Tash me konkursin vetëm për tenor - i hapur më 15 qershor e që do të mbyllet sot (e premte) - diploma universitare nuk është e domosdoshme, por mjafton dëshmia për vijimin e studimeve në drejtimin e solokëndimit (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.