Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Zbutja e kritereve e bën Korin e Filarmonisë me tenorin e gjashtë

Kori i Filarmonisë së Kosovës ka marrë tenorin e gjashtë. Prej shtatorit atij do t’i bashkohet Granit Musliu.

Konkursi i dytë për solistë të institucionit më të lartë të muzikës në vend, i hapur vetëm për një tenor, ka rezultuar i suksesshëm, shkruan sot “Koha Ditore”. Por, për ta arritur këtë është dashur të zbuteshin kriteret e konkursit të parë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Musliu është student i vitit të parë në drejtimin e solokëndimit në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, dhe kjo nuk e ka penguar t’i bashkohet Korit. Është përzgjedhur në mesin e katër vetave, sa kanë konkurruar herën e dytë.

Në konkursin e parë, përmes së cilit Filarmonia e Kosovës ishte vënë në kërkim të 8 solistëve, tenori ishte i vetmi që nuk kishin arritur ta përzgjidhnin, me arsyetimin se shtatë kandidatët nuk e kishin plotësuar kriterin kryesor, e që ishte diploma.

Për këtë me konkursin e dytë, të hapur më datën 15 të muajit qershor, ky kriter ishte ndryshuar. Diploma universitare nuk ka qenë e domosdoshme, por ka mjaftuar dëshmia për vijimin e studimeve në drejtimin e solokëndimit.

“Solokëndimi është profesion të cilit iu kam qasur me shumë vullnet dhe punë, dhe kështu kjo punë u vlerësua dhe u pranova të jem anëtar i rregullt me kontratë në Filarmoninë e Kosovës”, ka thënë Musliu... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.