(“hurriyetdailynews”) – Pesëmbëdhjetë figurina hyjsh e hyjneshash janë gjetur gjatë kërkimeve arkeologjike që po vazhdojnë në Kültepe Kaniş, në provincën e Kayserit në Anatolinë Qendrore.
Gërmimet kishin filluar 72 vjet më parë në vendin e quajtur Kültepe, falë dheut prej hiri, që është rreth 25 kilometra larg qendrës së qytetit të Kayserit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë këtyre hulumtimeve, këtë vit janë gjetur figurina hyjsh e hyjneshash që datojnë 4300 vjet e që adhuroheshin prej banorëve të moçëm të Anatolisë.
Figurinat do të shpërfaqen në një ekspozitë të përkohshme në Muzeun e Kayserit.
Profesori në Universitetin e Ankarasë dhe drejtues i gërmimeve në Kültepe, Fikri Kulakoğlu, ka thënë për agjencinë shtetërore të lajmeve “Anadolu” se një nga dy pllakat e marra nga Kültepe në fund të shekullit të 19-të ishte shitur në një dyqan antikuarësh në Stamboll e më pas ishte dërguar në Muzeun Britanik, kurse tjetra në Muzeun e Louvreit.
Duke folur për shkencëtarët që ishin kureshtarë për qytetin e përmendur në ato pllaka, Kulakoğlu ka thënë: “Ishte një shkencëtar çek i quajtur Bedrich Hrozny. Ky shkencëtar është njeriu i parë në botë që zgjidhi gjuhën hetite. Ai erdhi në Kültepe në Kayseri për të gjetur se ku ndodhej qyteti i Kanishit i përmendur në pllaka. Ai e shkatërroi një të tretën e pallatit që ne e quajmë ‘Pallati Warshama’. Ai gërmoi një vrimë posi një krater sipas teknikave të atëhershme të gërmimeve”.
“Ai qe i zhgënjyer që nuk ia doli të gjente pllakën. Ai tërhoqi vëmendjen e karrocierit të tij që e pyeti, ‘Çfarë ndodhi me ju imzot?’. Ai u përgjigj se nuk po mund ta gjente tabletën. E karrocieri iu përgjigj: ‘Ti ke gërmuar në vendin e gabuar, pllakat nuk janë aty, por në fushën e Mehmet Agës’. Ai shkoi atje dhe filloi gërmimet në vendin që ne e quajmë Karum, por nuk është se gjeti shumë pllaka”, ka shtuar Kulakoğlu.