Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Festivali “Siguria e jetës” nderon me çmim emisionin “Jeta” të KTV-së

Ana Rustemi, producente e emisionit “Jeta” në KTV, ka fituar çmimin “Diaspora”, në edicionin e parë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Siguria e jetës”.

Festivali ka mbajtur sonte ceremoninë përmbyllëse, me ç’rast janë dhënë porositë kryesore të festivalit si dhe janë ndarë çmimet për fituesit. Në edicionin e parë të festivalit dy ditor konkurruan filma nga 92 shtete të botës, ku kishte edhe shtete të cilat nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Profesor Muhamet Krasniqi, njëri nga ideatorët e festivalit ka treguar idenë e këtij organizimi.

“Telefonat mobilë janë ndër shkaktarët më të mëdhenj të aksidenteve në trafik dhe ideja e festivalit është që të krijojmë storie dhe këta telefona t’i përdorim për me i parandaluar aksidentet në trafik, apo për me tregu një storie suksesi”, tha Krasniqi.

Imer Veliu, regjisor edhe drejtor artistik ka shprehur besimin se përmes kulturës e artit mund të arrihet edhe në vendet që e kanë vështirë të njohin Kosovën.

Edhe “Shame and Money” triumfues i dyfishtë  në “PriFestin” e maratonës së filmave vendorë Kulturë “Shame and Money” triumfues i dyfishtë në “PriFestin” e maratonës së filmave vendorë

“Në botë ka më shumë telefona sesa njerëz, duke pas parasysh që ka kaq shumë telefona, atëherë është mirë me i përdorë për të rrëfyer storie të cilat na preokupojnë, storie të cilat kontribuojnë në ruajtjen e jetës së njeriut. Besoj se përmes kulturës, sportit, artit do të depërtojmë edhe në ato vende që e kanë pak të vështirë të na njohin si shtet”, u shpreh ai.

Ndërkohë, seria e ndarjes së çmimeve nisi me Çmimi për arritje jetësore, që iu nda aktores së mirënjohur Leze Qena.

“Faleminderit shumë, s’po di tjetër çka me u thanë. E aty (për arritje jetësore), ndoshta e paskam merituar, ndoshta. Faleminderit, unë prej punës erdha këtu, me ju tregu se ende po punoj”, u shpreh Qena.

Kamera më e mira u nda për filmin “Snowday”, kurse çmimi për regjisorin më të mirë shkoi për filmin “Human Resources”.

Çmimi special i festivalit ishte çmimi “Arif Krasniqi”, i cili u nda nga kolegji Tempulli. Ky çmim i ndarë jashtë konkurrencës iu dha Mal Hotit.

Pos Ana Rustemit, çmime për vëmendje të veçantë morën edhe Admir Molla nga Amerika dhe Kremtim Krasniqi nga Turqia. Kurse çmimi Best Diaspora u nda për Arbela Statovcin, e cila ka treguar se do të jetë kandidate për parlamentin e Zurihut të Zvicrës.

Me të pranuar çmimin, Ana Rustemi ka thënë se “çdo gjë ka filluar në vitin 2015 me idenë për një emision që quhet ‘Jeta’i cili kryesisht i dedikohet shqiptarëve të suksesshëm nëpër botë. Kështu në shtator të vitit 2017 isha në Budapest duke blerë një picë në një furrë pronar i së cilës ishte një shqiptar i quajtur Valter Qarri, me të cilin pastaj kemi bërë një storie me telefon iPhone 7. Faleminderit për këtë çmim dhe faleminderit festivalit”.

Edhe “One woman film” dhe “SOS” me krizën sociale e ekzistenciale Kulturë “One woman film” dhe “SOS” me krizën sociale e ekzistenciale

“Ka qenë eksperiencë shumë e veçantë për mu, sepse kam marrë rolin e regjisores, nuk jam profesioniste regjisore, është dashur pak kohë me mendu qysh e transmetoj storien, emocionet edhe mesazhin tim, angazhimin tim që e kam në Zvicër. Jam ndërmarrëse, jam e angazhuar në disa projekte me rininë në komunë. Kandidoj sivjet si deputete në parlamentin e Zurihut, kjo ka qenë storia ime në video qe e kam xhiruar për film festivalin”, u shpreh ajo.

Dokumentari më i mirë u nda për Leon Bredin, me këtë rast Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj dha edhe mesazh për kujdes në komunikacion.