festivali më i vjetër në Kosovë, që mbahet në qytetin e vjetër kulturor Prizreni , do të organizohet edhe sivjet.
Festivali për të 17-ën herë do të mbahet më datat 15-18 tetor 2020 , por ajo që sivjet këtë festival e bën më të veçantë është arritja e suksesit në përkrahjen e artistëve botërorë dhe vendorë. Përkundër vështirësive dhe bllokadave në luftë me Covid-19, festivali këtë vitë theu rekordin e aplikuesve që dërguan punimet e tyre, plotë 1147 artistë nga 71 vende të botës me më shumë se 10.000 punime të stripit dhe karikaturës.
Lufta kundër një virusi mbarëbotëror i vuri organizatorët në dilemë se si do të zbatohet vijimi i festivalit, të bëhet online ose të shtyjmë për vitin e ardhshëm, por arritja e aq shumë punimeve i shtyri që të të organizojnë festivalin On line dhe të bëjnë hapjen e ekspozitës duke marrë të gjitha masat mbrojtëse kundër këtij virusi dhe të realizojmë këtë festival duke mos humbur vitin tradicional.
Kështu që festivali për dy ditët e parë do të jetë OnLine, duke u përcjellë në You Tube dhe në Facebook. Në ditën e tretë dhe të katërt do të jetë në mënyrë OnLine dhe do të karakterizohet me hapjen e ekspozitës, por duke respektuar masat e Qeverisë dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për mbrojtje kundër virusit, pra duke mos lënë që në ekspozitë të ketë më shumë se disa vizitorë në Galeri., thuhet në njoftim.