Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“FerFilm”, me projekte filmike në pesë kategori

Për pesë net, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Ferizaj, do të shfaqë projekte filmike në kuadër të edicionit të shtatë.

Filma të zhanrit eksperimental, animacion dhe dokumentarë do të garojnë për katër çmimet kryesore të “FerFilm Fest-it”, transmeton emisioni Express në KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Filmi “Nëntor i ftohtë” me regji të Ismet Sjarinës, që hap netët e kësaj ngjarjeje, ka filluar të tërheqë edhe vëmendjen e film-bërësve ndërkombëtarë.

Të gjithë filmat do të transmetohen në projektorin gjigant që do të vendoset në sallën e teatrit “Adriana”.

Festivali “FerFilm” konsiderohet iniciativë për promovim të kulturës në qytetin e Ferizajt.