Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“FerBand” gjallëron jetën muzikore në Ferizaj

Ferizaj, 6 korrik - Një grup i të rinjve nga Ferizaj kanë organizuar një koncert kushtuar Forcës së Sigurisë dhe Policisë së Kosovës në teatrin e qytetit “Adriana”. Orkestra e sapoformuar “FerBand” në përbërje të 15 instrumentistëve, me performancat e tyre muzikore dhe me zërin e solistëve kanë prezantuar edhe këngë të reja për publikun ferizajas.

Kompozitori Shaban Retkoceri, kompozitor, njëherësh udhëheqës artistik i orkestrës “FerBand” me këtë rast ka thënë se kjo orkestër e sapoformuar synon t’i bëjë traditë koncertet e tilla.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është koncerti i parë që i është bërë këtyre dy institucioneve shumë të rëndësishme, andaj në të ardhmen ky koncert do të bëhet tradicional për çdo vit”, ka thënë Retkoceri, duke sqaruar se orkestra “FerBand” është në një formacion për 15 instrumentistë profesionistë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.