Artisti Faton Mazreku mbrëmë ka hapur ekspozitën e dytë personale, të parën në shtetin fqinj, Maqedoni.
Në qendrën kulturore Kic Qik në Shkup ai ka ekspozuar 13 piktura e një vizatim, transmeton Koha.net.
Artisti trajton figurat e njerëzve me motive nga tregu.
“Kjo është ekspozita ime e dytë, pas asaj në Prishtinë. Vazhdimësi dhe kërkim i shprehjes unike, ku me motivet e tregut dhe grumbujt e njerëzve që janë pikënisje e motive që shpalosi në pëlhurat e mia”, ka thënë Mazreku për Koha.net.
Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për dhjetë ditë.
{gallery}