Kërcënimi i jashtëm, plagë të brendshme dhe misteri në mes. Këta janë faktorët përcaktues në dramën e fuqishme dhe tejet të dhimbshme të Asghar Farhadit, e cila lidhet ngushtë me performancat e Penelope Cruz, Javier Bardem dhe Ricardo Darin.
Është konceptuar nga Farhadi në linja të njohura me ide që i kujtojnë veprat e tij më të hershme dhe në një tjetër anë largon ndikimet e Hanekes dhe Antoninit. Është një skenë, ndoshta e pashmangshme, në të cilën një video dëshpërimisht është në kërkim të të dhënave, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Me mençuri, disa prej këtyre videove janë të realizuara me dron nga larg, sikur të ishte një pikëpamje e një engjëllit të zhgënjyer e destruktiv.
Ky është film që flet për një goditje të jashtme shkatërruese për një familje, e sjellë me saktësi gati mbinatyrore, një shpërthim i cili ekspozon krejt llojet e të çarave e dobësive dhe linjat e fajit, dhe e bën të duket sikur këto sekrete dhe gënjeshtra janë një lloj mëkati i cili e ka sjellë dënimin e pashmangshëm.
Është një ide mbi të cilën Farhadi ka punuar edhe më parë: një sekret i pavarrosur, një plagë e pashëruar, kthimi i menjëhershëm i të shtypurve. Mendoj se performanca dhe pamja e Evropës jugore i kanë dhënë gjuhës së filmit të Farhadit një forcë të re optimiste.
Skena është në fshatin spanjoll në të cilën Laura (Cruz) është rikthyer pas një kohe të gjatë, për një dasmë të madhe familjare. Burri i saj Alejandro (Darin) nuk i është bashkëngjitur për arsye të punës në shtëpinë e tyre të re në Argjentinë – por ajo me vete ka dy fëmijët, përfshirë vajzën adoleshente Irene (Carla Campra), e cila përkundër mosaprovimit të nënës së saj e pëlqen një djalë, i cili ia tregon një sekret.
Edhe
Kinemaja evropiane po ia cenon shkëlqimin Hollywoodit
Nëna e saj, i tregon ai, dikur ka qenë marrëzisht e dashuruar me Pacon (Bardem), të cilit ia kishte thyer zemrën dhe e kishte braktisur. Nuk është sekret, e siguron: “Të gjithë e dinë”, i thotë ai. Por çka tjetër “dinë” të gjithë?
Kjo pyetje nënkupton diçka të tmerrshme kur Irene zhduket në mes të dasmës – dhe në dhomën e saj dikush ka lënë copa të prera të gazetës në lidhje me një kidnapim që kishte ndodhur katër vjet më parë në atë rajon. Shumë shpejt mesazhe misterioze dhe të pagjurmuara arrijnë, përmes së cilave kërkohen para dhe kërcënime me pasoja të rënda nëse njoftohet policia... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)