Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Europa Enterprise: On Commoning” Prizren 16 - 17 shtator

Në bashkëpunim me Kadist, Fondacioni Lumbardhi do të organizoi një semiar dy ditorë të quajtur “Europa Enterprise: On Commoning” pjesë e “Not Fully Human, Not Human At All”, një bashkëpunim mes Kadist dhe Fondacionit Lumbardhi i bashkë-kuruar nga Natasha Petreshin-Bachelez dhe Ares Shporta që do të mbahet më 16 dhe 17 shtator në Kino Lumbardhi në Prizren, transmeton Koha.net.

“Europa Enterprise: On Commoning” është një seminar dy-ditor rreth reagimeve kulturore dhe qytetare ndaj commoning / përbashkësimitnë Evropën juglindore. Seminari do të fillojë me një fjalim nga Jelena Petroviq (Vjenë) mbi mitin e lashtë të Araknesë si metaforë politike e rezistencës dhe performancës titulluar “The Eumenides” (2014) nga Lala Rashçiq (Sarajevë, New Orleans).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dita e dytë përbëhet nga dy sesione, në të cilat pjesëmarrësit do të prezantojnë raste të ‘commoning’ / përbashkësimit nga qytete të ndryshme në Evropën juglindore. Përmes rasteve të iniciativave përreth tokave bujqësore, kinemave historike, kujtesës apo të mirave publike të cilat kanë nxitur formimin e komuniteteve aktive për t’i ruajtur, rimenduar dhe shfrytëzuar këto burime të përbashkëta, sesionet do të sjellin përpara një përkufizim të gjerë të së përbashkëtave dhe pyetjeve rreth së ardhmes së këtyre strukturave. Pas secilit sesion do të ketë diskutim të hapur me publikun.

Sesioni i parë për “Përbashkësimet urbane dhe qytetare” do të fillojë në orën 11:20 në të cilen do të marrin pjesë pesë pjesëmarrës: Armina Pilav (Rotterdam / Sarajevë), Aslıhan Demirtaş (Stamboll), Gigi Argyropoulou (Athinë), Ivana Dragshiq (Shkup) dhe Teodor Celakoski (Zagreb), dhe do të moderohet nga Eliza Hoxha (Prishtinë).

Ndërsa sesioni i dytë me titull “Përbashkesimet Artistike dhe Kulturore” do të fillojë në orën 15:00 dhe do të ketë katër pjesëmarrës: Erëmirë Krasniqi (Prishtinë), Iliana Fokianaki (Athinë), Marko Miletiq (Beograd), Romeo Kodra dhe do te moderohet nga Natasha Petreshin-Bachelez.

Ky seminar është hapi i parë i projektit trevjeçar të titulluar “Not fully human, not human at all”, kuruar nga Natasha Petrešin-Bachelez dhe iniciuar nga Kadist, përfshirë komisionet artistike nga Lala Rashçiq dhe Daniela Ortiz. Projekti do të zhvillohet në të gjithë Evropën në partneritet me Hangar (Lisbonë, Portugali), Kunsthalle Lissabon (Lisbonë, Portugali), Fondacioni Lumbardhi (Prizren, Kosovë) dhe Netwerk (Aalst, Belgjikë).