Kulturë

Etja e Hollywoodit për filmat me vazhdime

Ky është orari: një “Star Wars” ose një “Avatar” i ri për çdo krishtlindje ndërmjet viteve 2021 dhe 2027. 

Orari i publikuar së fundi nga “Disney” premton gjithashtu edhe tetë adaptime të tjera të librit komik “Marvel” deri më 2022. 

Njëherësh, sivjet do të shohim vazhdime jo vetëm të “Avengers”, “X-Men”, “Frozen”, “Toy Story”, “Spider-Man”, “The Lego Movie” dhe “Star Ëars”, por edhe filmat më pak popullorë, si: “Godzilla”, “Men in Black”, “SHaun the Sheep”, “Angry Birds”, “Kingsmann”, “Zombieland,”, “Shaft”, madje edhe “Rambo”. 

Asnjëherë më parë nuk ka pasur më shumë vazhdime filmash, dhe kurrë më parë nuk kanë qenë të fushave kaq të ndryshme. Dhe natyrisht se nuk bëhet fjalë për kurrgjë të re, shkruan sot Koha Ditore.

“The Fall of a Nation”, emetuar së pari më 1916, u pasua prej të famshmit të vitit 1915, “Birth of a Nation”. Por në ato kohëra të hershme, vazhdimet ishin kryesisht vazhdime të lira që mundoheshin të përdornin të njëjtit njerëz dhe të njëjtat kostume. Tani, çdo vazhdim i ri ka kosto larg më të lartë dhe angazhim më të madh. 

Buxheti i supervazhdimisht që nuk po na hiqet prej ekraneve tona, “Avengers: Endgame”, kushtoi 356 milionë dollarë amerikanë, krahasuar me të parin që kushtoi 220 milionë dollarë. Etja e madhe e industrisë për të ricikluar nuk është e zorshme që të shpjegohet....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)