Nxënësit e shkollave fillore publike të Prishtinës nuk lexojnë mjaftueshëm por krahasuar me pritjet dhe rezultatet e dala nga hulumtimet paraprake nxënësit lexojnë dukshëm më shumë.
Këto janë gjetjet e raportit hulumtues “Lexueshmëria në shkollat fillore publike të Prishtinës”, publikuar nga organizata “ETEA”, raporton “Express” i KTV-së.
Raporti sjell të dhëna mbi nivelin e leximit dhe faktorët që ndikojnë në formësimin e shprehisë së leximit tek nxënësit.
Raporti hulumtues mbi lexueshmërinë është përkrahur edhe nga Komuna e Prishtinës.
Me rastin e publikimit të tij u mbajt edhe diskutim me të pranishmit, në mesin e së cilëve ishin edhe Drejtori i Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” Munish Hyseni dhe psikologu Fitim Uka.
-
Shumica e filloristëve s’i kujtojnë tre librat e fundit të lexuar
-
Hulumtimi nga ETEA: Deri në 70 për qind e nxënësve vetëdeklarojnë se referatet i kopjojnë
-
ETEA: Lektyrat shkollore me gjuhë seksiste e stereotipa gjinorë
-
Përgatitjet për PISA, “Ora e leximit” u shtohet shkollave të Prishtinës
-
Gati 70 për qind e të anketuarve “s’kanë kohë të lirë” për lexim