Artistja Emiranda Beka do të hapë ekspozitën " Ndërmjet të pamundurës dhe paarritshmes" në Galerinë Qafa në kryeqytet, më 23 nëntor 2017, në orën 19:00, bëhet e ditur nga kjo galeri.
“Pikturat e artistes së re janë një vallëzim ngjyrash të pastra të krijuara nga spontaniteti, dhe shtrihen mbi një spektër të gjerë dhe të kontrollueshëm nga talenti i saj. Të gjitha objektet përcjellin emocion, sfidë dhe ndërmjet tyre e pamundura, e parritura përplasen mbi abstrakten dhe bëhen objektive...”, shprehet kuratori i kësaj ekspozite Ilir Muharremi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy projekt financohet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe drejtohet nga Dhurata Ramosaj-Shala - koordinatore e Galerisë së Ministrisë së Kulturës.
Ekspozita " Ndërmjet të pamundurës dhe paarritshmes" do të qëndrojë e hapur një muaj në Galerinë e Ministrisë së Kulturës , në kompleksin “Qafa” në Prishtinë.