Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Eliza Hoxha solli katër momente historike të Kosovës në “Midis ëndrrës dhe realitetit”

Katër momente historike të Kosovës solli fotografja Eliza Hoxha përmes 19 fotografive të shfaqura në ekspozitën e radhës.

Hoxha ka bërë bashkë katër periudha të rrugëtimit të Kosovë drejt pavarësisë dhe atë se çfarë e gëzojmë sot.

Ekspozita, e cila është e hapur në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, flet për një rrugëtim në vitet e 90-ta, atëherë kur duhej guxim edhe për të ëndërruar për lirinë.

Në ekspozitë, për të pranishmit u dha edhe një katalog, ku shkruhej se vitet e 90-ta janë përjashtim, protestë, dhunë, vdekje, dhimbje, mungesë, pamundësi, mjegull, përpjekje, paralelizëm, mobilizim, solidarizim, ëndërr, dëshirë, vullnet, mision, qëllim.

Për Express, artistja flet për titullin dhe kuptimin e tij, “Midis ëndrrës dhe realitetit.”

Në ekspozitë pati foto të shtypura në pëlhurë dhe të tjera transparente të varura “si reflektim i emocioneve dhe momenteve pezull”, ku ajo që bëri më së shumti përshtypje ishte fotografia e fundit që është e realizuar së voni, e cila ka për mesazh izolimin.

Edhe “Midis ëndrrës dhe realitetit” si reflektim mbi të kaluarën dhe të ardhmen e Kosovës Kulturë “Midis ëndrrës dhe realitetit” si reflektim mbi të kaluarën dhe të ardhmen e Kosovës

Kujtojmë se artistja do ta përfaqësojë Pavijonin e Kosovës në Bienalen e Venedikut për arkitekturë.

“Midis ëndrrës dhe realitetit “ u hap si pjesë e festimeve për 10-vjetorin e Pavarësisë, organizuar nën patronatin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ekspozita do të qëndrojë e hapur përgjatë ditëve festive në Galerinë e Ministrisë.