Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Ekspozita me mijëra vjet histori

Është një galeri fytyrash, tiparesh të fiksuara, vështrimesh ngulmuese e gjendjesh të tjera. Portrete e profile që simbolizojnë një art mijëvjeçar historie: prej busteve ilire e deri tek ato nga brezi rilindës.

Më të arrirat vepra të artistëve shqiptarë, prej vitit 1898 deri më 1999, kanë zënë vend në ekspozitën e hapur në mjediset e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Me fondin e konsideruar si pasuri e jashtëzakonshme e artit kombëtar, ekspozita, e hapur qysh më 18 shtator, ky institucion ka shpalosur piktura, skulptura, skica e karikatura të bëra ndër vite.

Ekspozita e GKA-së është menduar të jetë e hapur përgjithmonë për publikun.

Drejtori i këtij institucioni, Erzen Shkololli – i cili është edhe kurator i kësaj paraqitjeje – ka thënë se ekspozita do të pasurohet edhe më të tjera piktura, skulptura e karikatura.

“Kjo gjë do të bëhet çdo ditë duke nxjerrë nga fondi i arkivit të tjera krijime, përveç pjesës kryesore që do të jenë gjithmonë aty për t’u parë nga artdashësi”, ka thënë Shkololli për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Edhe Thesari i artit të Kosovës si dialog kohësh e ringjalljeje bashkë me Galerinë Kulturë Thesari i artit të Kosovës si dialog kohësh e ringjalljeje bashkë me Galerinë

Në ekspozitë janë vargëzuar vepra të artistëve të vlerësuar shqiptarë si: Fadil Taga, Petrit Konçi, Çlirim Ceka, Sali Shijaku, Anastas Kostandini, Zef Shoshi e plot të tjerë.

hapur për vizitorët për çdo ditë të javës nga e hëna deri të shtunën, çmimi i biletës për ekspozitë është 200 lekë (1,6 euro).