Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Ekspozita “Fara e kujtesës” për kohën e luftës, përmbledh veprat e 16 pjesëmarrësve

Stacioni policor në Shtime, në kohën e luftës, u kthye në vend torturash.

Një i ri nga Reçaku, e inicioi kërkesën që ky objekt të kthehet në muze.

Gjatë ciklit të trajnimeve nga organizata “Aksioni kundër dhunës” dhe “Ndërtimi i Paqes”, 16 pjesëmarrës janë ballafaquar me kujtimet nga e kaluara, raporton emisioni Express në KTV.

Adelina Rexhepi përmes ngjyrave ka paraqitur mënyrën se si dukej shtëpia e saj në kohën e luftës.

Pjesëmarrës nga komunitete të ndryshme i kanë bërë bashkë veprat në ekspozitën e titulluar “Fara e kujtesës”. Ato i kanë shoqëruar edhe me fragmente të shkurtra.

Edhe “Fytyrat e lirisë” me portretet dhe kujtimet e paqeruajtësve Kulturë “Fytyrat e lirisë” me portretet dhe kujtimet e paqeruajtësve

Përmes programeve që synojnë paqen, pjesëmarrësit përfshihen në faza të ndryshme të trajnimeve rreth dhjetëditore.

Fragmentet e kësaj ekspozite do të përmblidhen në një libër, i cili do të publikohet vitin e ardhshëm.