Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Eksperimenti” me kriza çiftesh tenton të thërrasë për debat

Prishtinë, 4 tetor – Qejfet e rinisë, nisin t’iu hakmerren më vonë. Qysh në minutat e parë të shfaqjes, lehtë merret vesh se një çift bashkëshortor është në hall. Janë peng të disa kujtimeve që me dëshirë i kishin stimuluar. Çifti që portretizohet nga Teuta Krasniqi e Dardan Gashi fillimisht shfaqen në kohë hallesh. E më pas historia e tyre vjen si një “flash back”. Me një skenografi të thjeshtë në formë të dhomës së ndejës, në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës, të mërkurën mbrëma, është dhënë premiera e shfaqjes, “Eksperimenti” me tekst të Agush Mulliqit e regji të Ekrem Sopit. Ngjarja flet për një rrëfim dashurie që zë fill në kohë studentore.

Autori i tekstit, Agush Mulliqi, thotë ”Sipas meje, kjo është dashuria, me konflikte, përleshje e dilema. Kjo është dashuria e vërtetë. Mendoj se kanë dalë në pah ato që i kam shkruar”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

, ka thënë ai derisa ka shtuar se është i kënaqur me lojën e aktorëve. Mulliqi është i bindur se në Kosovë është duke u keqkuptuar civilizimi. Sipas tij, duke u bazuar në civilizim njerëzit janë duke gabuar.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

{gallery}