Prishtinë, 15 gusht - Baleti Kombëtar i Kosovës as këtë vit nuk do të mundë të llogarisë se do të bëhet ndonjë hap për një shkollë e cila do të përgatiste gjenerata të reja për këtë institucion. Megjithëse realizimi i projektit ishte paralajmëruar që do të fillonte në mars të këtij viti, nuk ka asgjë konkrete.
Bile vetë ai që e kishte premtuar këtë, ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, të enjten ka pohuar se një gjë e tillë është e pamundur. Si ministër, Bajrami i kishte premtuar Baletit kombëtar të Kosovës se ndërtimi i shkollës do të niste në pjesën e dytë të vitit që shkoi, pas rishikimit të buxhetit në qershor. Meqenëse një gjë e tillë nuk ishte bërë, ai kishte thënë se procedurat do të nisnin në fillim të këtij viti. Projekti i shkollës së baletit nuk ka ekzistuar as në Ligjin për buxhetin e këtij viti. Por në nëntor të 2016-s, ish-ministri Bajrami i kishte thënë gazetës se pavarësisht kësaj, ndërtimi do të nisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Buxheti akoma nuk është final dhe Ministrisë së Arsimit i është lejuar një fond bukur i madh pa destinacion. Janë një milion euro. E ky projekt do të hyjë në kuadër të këtij fondi. Me këtë fond ne do të nisim shkollën e baletit. Unë mendoj se deri në muajin mars do t’i kryejnë procedurat e prokurimit”, kishte thënë Bajrami.
Ai kishte shtuar se ende nuk është caktuar një lokacion për këtë objekt, dhe madje as nuk është takuar me zyrtarët e Komunës së Prishtinës për ta diskutuar këtë gjë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.